Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (6)

  • E /
  • 21 July 2022 - 15:45
Ngjarje e vërtetë: Pas tërë atyre viteve (6)

- Nuk je e fortë, vetëm bëhesh e tillë... je e butë dhe e këndshme. Unë të njoh më së miri. Nëse jeta na bashkon përsëri, do të doja vetëm një gjë - që pranë vetes të kesh një mashkull të sigurt, i cili do të dashurojë gjithë jetën. Do të kesh një mashkull të kulturuar, me edukatë, modern të cilin ti e meriton. Do të dëshiroja të shikoj të buzëqeshur. Që të qeshësh me zë. Kur të kam parë për të parën herë, e kam ditur se do të më mungojë buzëqeshja jote. Dhe më ka munguar gjithë këto vite. As në ëndrrat me të tmerrshme nuk e kam menduar se do të takoj pa buzëqeshje në fytyrë. Po buzëqesh vetëm për të më treguar se nuk je e sjellshme, por lëvizja e buzëve e tregon këtë. Gjithmonë të kam dashur. Çudi, por më duket se gjithmonë më ke ndihmuar.

E di, je lutur për mua në shumë situata dhe kaloj mirë, e të gjitha këto falë teje. - Llukman, fjalët janë të tepërta. Duhet ta dish se të kam dashur vërtet, dhe se të dua edhe sot. Pas gjithë atyre viteve ke mbetur i imi. Kam menduar se nuk ishe vetëm imi, por tani po bindem se gjatë gjithë kësaj kohe, koha nuk i ka zbehur ndjenjat tuaj, e as të miat madje. - E di Suzanë, e di. Kemi biseduar thellë gjithë natën. Jemi kthyer në rrënjët e fshatit të lindjes, kemi kujtuar puthjen e parë. Kemi folur për fëmijërinë e varfër, për dëshirat, sukseset dhe dështimet, për vendin tonë dhe diasporën. I kemi premtuar njëri-tjetrit se për pushime do të shkonim në fshatin e lindjes, pranë lumit tonë. I kemi premtuar njëritjetrit se do ta shikonim perëndimin e diellit nga vendi kur për të parën herë jemi puthur. I kemi premtuar njëritjetrit se do të ecim së bashku në secilën pëllëmbë që dikur kemi ecur së bashku. Se do të preknim secilin lis, secilën lule, që dikur e kemi prekur dhe që ju kemi thithur aromën.

Këtë ia kemi premtuar njëri-tjetrit, derisa fytyra jonë ishte bërë me shkëlqim, kjo për faktin se po rridhnin lotët. Ishin lot gëzimi këta apo lot pikëllimi. Mendoj se të dyja. I premtonim njëritjetrit. Premtime. Jemi ndarë me një përqafim të fortë dhe duke shkëmbyer më pas porosi dhe puthje. Më ka thënë se vërtet më dashuron, por ashtu ishte. Më tha të kem kujdes dhe të mos i lejoj njerëzit të më thyejnë, ta vendos veten para të gjithëve. Për një kohë të gjatë jemi përshëndetur mes vete, thuajse nuk më shkohej nga aty. Por në fakt, unë nuk e lija të shkoja atë, por përsëri shkoi. Pas kaq atyre viteve të gjata dhe të mundimshme, në fund ia kam pranuar se sa shumë e kam dashuruar.

Edhe sot e kësaj dite, ende nuk ia fal vetes time, si kurrë nuk ia kam thënë një fakt kaq të rëndësishëm. Kjo ndoshta edhe do t'i ndryshonte gjërat me gjasë, kurrë nuk i dihej. Për gjithë ato vite të gjata kurrë nuk e pata rastin t'ia them këtë në sy. Derisa qielli duket se po digjet mbi Prishtinë, tanimë mund të fle e qetë, me shpirtin rehat, sepse Llukmani përfundimisht e di sa e dua. Kudo që të jetë ai, do të mbetet djaloshi i vetëm që e kam dashur me gjithë zemër nëpër livadhet e fshatit tonë. /FUND/

(Kosova Sot Online)