Lexoni edhe:
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (14)
"Më pëlqejnë femrat e rrezikshme", tha ai, duke e ngucur dhe përsëri u ul. Claire përnjëherë u bë serioze."Marc, e di që Silas nuk ka dëshirë që t'i ndihmojmë, por me dy shtëpi dhe një kopsht ai me të vërtetë ka shumë punë. Këtë kam tentuar disa herë që t'ia them, por ai nuk më dëgjon". "Të kam thënë tanimë se sa ishte falënderues, pasi që e punësova pas vdekjes së gruas së tij. Claire atij nuk i pengon kur gatuajmë, por punët e tjera dëshiron që t'i bëjë vetë. Përpos kësaj, atij i pëlqen tepër dhe ai do të donte që ti të pushosh".
"A i pëlqenin edhe femrat e tjera që i ke sjellë këtu?", e pyeti ajo, duke i rënë pishman menjëherë për këto fjalë. Çka ishte duke ndodhur me të? Në fund të fundit, Marc nuk i kishte premtuar asgjë. U përpi me nervozizëm. "Unë... unë nuk kam të drejtë... harroje këtë pyetje". Marc u ngrit, iu afrua dhe e përqafoi. "Përpos Irisit, e cila ka kaluar një natë këtu, ti je personi i vetëm, mashkull a femër, që ka qenë ndonjëherë mysafir imi këtu". m"Nuk kuptoj. Me gjasë këtu i ke ftuar edhe... mikeshat tua... " Ai ia ngriti kokën, në mënyrë që ta shikonte."Nuk dua të dukem jomodest, por sikur ta bëja një gjë të tillë, jam i sigurt që ato do të pranonin".
Roman dashurie: A mund të të vardisem? (14)Lexoni edhe:
Me gjasë ato do të bënin edhe më shumë sesa që të shkonin me të në ishull. Ai mund të bënte dashuri me to në shtëpinë e mysafirëve, në shtratin e tij të madh. Claire u dridh. Nuk mund ta duronte mendimin që Marc mund të ishte me ndonjë femër tjetër. "Claire... " "Unë... unë... " E lëshoi kokën dhe e puthi njëherë ngadalë, e më pas më me pasion. "I lëmë enët që të rrinë, në rregull?" pëshpëriti duke iu lëmuar. "Në rregull", pëshpëriti edhe ajo, duke vendosur kokën në supin e tij. E hodhi shikimin në shtrat.
Derisa ajo ishte në banjë, Marc kishte vënë mbi jastëkë petale dhe lule të jaseminit. Ajo u përkul në shtrat, mori një lule dhe e vendosi në flokë. Më pas e shikoi Marcun. Ai qëndronte në dritare, duke shikuar në terr. Claire iu afrua dhe e përqafoi. "Ideja me lulet është e mrekullueshme. Faleminderit, Marc". Ai u kthye dhe, për një moment, e përqafoi fort. Më pas u kthye kah shtrati, u hodh në të, duke e ngrehur edhe Clairen me vete. Me buzë prekte thithat e saj, kurse Claire i hodhi duart përreth qafës së tij. U mbështet te ai dhe, pasi që ai hyri me dhunë në të, për një moment u frikësua se mos e lëndoi.
Por, Claire ndjente vetëm pasion dhe epsh. Duke ndjekur ritmin e egër, iu afruan kulminacionit, i cili qe aq i ëmbël saqë asnjëri prej tyre nuk kishte mundur ta priste. Dielli që perëndonte ishte puqur me sipërfaqen e detit, duke e ndritur plazhin. Marc u ngrit herët që të bënte ca piktura. Qëndronte para pëlhurës kur pa se vinte Claire. E puthi, e më pas u ul prapa pëlhurës, në rërë. "Kur do të mund ta shoh pikturën tënde të re?" e pyeti. "Vetëm kur të jetë e gatshme.
Por, me dëshirë do të doja që të më bëheshe model për nimfën, e cila ende më mungon në pikturë. Bëhu e mirë dhe hip në atë grumbull rëre". "Me të vërtetë?" "Natyrisht, hajde. Dua të të kap në këtë ndriçim". Claire u ngrit dhe hipi mbi dunë. Kur u ul, duke marrë pozë, e shikoi e habitur atë. Ajo kishte veshur pantallona të shkurtër dhe një bluzë, gjë që nuk ishte farë veshjeje për një nimfë. Marc dukej se i lexonte mendimet e saj. "Hmm... unë mendoj se një nimfë seksi, më me dëshirë do të të pikturoja nudo. Zhvishu, të lutem". "Këtë me siguri nuk do ta bëj". (vijon)
(Kosova Sot Online)