Arsyeja e vërtetë pse Facebook-u shkakton një të tretën e divorceve
Nëse Facebook nuk po ju spiunon informacionet tuaja private , atëherë po prish martesat e lumtura.
Ajo që dikur ishte një mjet për të ndarë fotot e festave dhe për të gjetur miq të humbur prej kohësh, tani është arsyeja e shumë divorceve.
Arsyeja numër 1 pse Facebook-u është fajtor në këto raste,është për shkak të “mesazheve të papërshtatshme për anëtarët e gjinisë të kundërt”.
Duket se njerëzit duhet të mësojnë ende si të bëjnë komente dhe flirte përmes postës elektronike personale në krahasim me faqen në Facebook që mund ta shohë gjithë bota ose miqtë që ndjekin faqen.
Një studim pa se në rastet kur çiftet ishin ndarë, por ende nuk ishin divorcuar, njerëzit dikur të martuar lumturisht po i drejtoheshin Facebook-ut për të postuar komente të këqija për njëri-tjetrin.
Një arsye tjetër se si Facebook shkakton divorcin është për shkak të miqve të Facebook-ut, ose më mirë të “miqve” të cilët morën përsipër të flisnin keq për bashkëshortët që mund të jenë bërë paksa shumë miqësorë në faqen e mediave sociale.
Pak a shumë ndodh kështu:Nëse jeni e martuar me Tanin dhe ai është mik me Teutën, por ju nuk jeni miq me Teutën, por keni miqësi të përbashkët me Mozën, atëherë Moza do të jetë “spiunia” për postimet dhe statuset që ju nuk i shikoni dot.
Dhe siç e dini me palët e treta në një marrëdhënie,gjërat nuk shkojnë aq mirë…
(Kosova Sot Online)