Pesë gjëra në se*ks të cilat i çmendin meshkujt
Nëse dëshironi që në krevat ta kënaqni të dashurin deri në maksimum, nuk është e domosdoshme të bëni budallallëqe. Duhet vetëm të dini se çfarë dëshirash ka secili mashkull, dhe si t’i a plotësoni ato.
Natyrisht, nuk duhet lejuar që ai dhe dëshirat e tij të dominojnë në atë që ju bëni, mirëpo ja çka mund të bëni kohë pas kohe në mënyrë që atë ta bëni të çmendet.
Shijet janë të ndryshme, mirëpo këtyre gjërave askush nuk mund t’u rezistojë…
Femrën dominuese
A ka gjë më seksipile se femra e cila e hedh mashkullin në shtrat, ia zhvesh rrobat, i merr gjërat nën kontroll dhe fillon aksionin? Femra e cila merr iniciativën në shtrat është fantazia më e fuqishme mashkullore, ndërkaq vërejtja më e madhe e tyre është pikërisht iniciativa e dobët e femrave.
Femrën joshëse
Meshkujt janë të parezistueshëm ndaj lëvizjeve femërore. Aq më tepër kur ato lëvizje i plotësojnë edhe me veshjet intime, me këpucë me taka të larta apo me përdredhjen e kërdhokullave kur janë duke vallëzuar, e pra duket si një shpërthim i vërtetë seksipiliteti!
Femrën spontane
Është e sigurt që paraloja është arma më e fuqishme në shtrat. Pikërisht për këtë shkak meshkujt admirojnë kur femra spontane e fillon këtë aksion. Puthjet intime, pastaj prekjet nëpër zonat erogjene i admiron secili mashkull.
Femrën e zëshme
Nuk është fjala për klithjet dhe për atë frymëmarrje artificiale që e bëjnë aktoret e filmave pornografikë, por për tingujt erotikë gjatë seksit të cilët zbulojnë afshin femëror. Rënkimi, dihatja dhe ndonjë fjalë e zjarrtë, çdo mashkulli u janë çelës i vërtetë i afshit.
Femrën e eksituar
Meshkujt admirojnë kur nëpër fytyrën tuaj, në lëvizje të trupit, dihatje dhe rënkime mund të lexojnë qartazi se atë që e bëjnë – e bëjnë siç duhet. Orgazma juaj është njëkohësisht çelës i fuqishëm edhe për të!
(Kosova Sot Online)