E dua gruan por nuk e di pse e kam humbur dëshiren për të bërë se*ks me të!

  • A.P /
  • 04 November 2022 - 23:05
 E dua gruan por nuk e di pse e kam humbur dëshiren për të bërë se*ks me të!

Doktor,
Unë e dua gruan, por duke kaluar vitet kam humbur shumë nga dëshira për të bërë seks me të. Çfarë duhet të bëj?
Falemnderit.

Përgjigje:
Kjo është një nga problemet më të vështira me të cilat ndeshen çiftet dhe seksterapistët, gjithashtu. Ky është një problem shumë i vjetër i njerëzve. Shekuj më parë Marquis de Luc de Clapiers tha: “ Objekti më i rëndë në botë është trupi i gruas që nuk e dëshëroni më”


Shkatërimi i dëshirës për të bërë seks me gruan ka shumë arsye : zemërime të grumbulluara në vite, nevoja e dëshira të reja, si dhe ndryshimet hormonale. Por ka edhe arsye të tjera më të thella dhe më shqetësuese. Disa njerëz i trëmben intimitetit dhe përkushtimit dhe në mënyrë të pandërgjegjshme minojnë dëshirën për marrëdhënie. Të tjerë duke vëzhguar moshimin e partneres psikologjikisht e humbasin dëshirën për seks.


Mos u mundo ta trajtosh këtë problem konfliktesh emocionale thjesht duke ndëruar partneren. Të veprosh kështu është sjellje prej miopi dhe kundër vetes, sepse këto probleme të pazgjidhura janë probleme të tuat personale dhe ato po njësoj do ta shkatërojnë dëshirën seksuale edhe për partneren tjetër.


Duke e diskutuar situatën me ndershmëri me partneren kjo mund të ndihmojë dhe të ndryshojë kursin e jetës. A e di ti se edhe ajo mund të ndjejë po një soj ato që ndjen ti, transmeton Kosova Sot Online. Por ka ose? jo të njëjtat ndjenja me ju, ajo është e interesuar që ju ta doni. Punoni së bashku si një ekip në mënyrë krijuese. Mundohuni ta lezetoni jetën tuaj seksuale me prekje reciproke, me sjellje të dashura me humor.


Në qoftë se këtë situatë nuk e kapërceni dot me përpjekjet tuaja të përbashkëta atëhere e vetmja gjë që mund t’u ndihmojë është të shkosh tek një terapist ose terapiste vetëm ose me gruan tënde.
Është e qartë se ti nuk do ta duash gruan më shumë, por është mirë që të bëni jetë seksuale në atë mënyrë që ta gëzoni dhe dëshëroni më shumë njeri-tjetrin.

(Kosova Sot Online)