Si të jeni “miq për seks”?

  • 05 August 2023 - 09:28
Si të jeni “miq për seks”?

Të gjithë e kemi parë filmin hit të vitit 2011, “Friends with benefits” dhe e kemi menduar të paktën një herë të jemi si personazhet kryesore, Justin Timberlake dhe Mila Kunis. Por fundja, e dini se ç’janë “miqtë për seks”? E thjeshtë, miq që miqësinë e përkthejnë në seks, por jo në një lidhje, transmeton "Kosova Sot Online".

Ja hapat që duhet të ndiqni për të qenë “Friends with benefits”.

Jini të sinqertë me emocionet

Në këtë lloj marrëdhënieje janë dy persona që kanë tërheqje fizike, por nuk ka vend për ndjenja dhe emocione. Kur kjo ndodh, pra kur ndjenjat dhe emocionet fillojnë të shfaqen apo edhe kur ngatërrohen me njëra-tjetrën e nuk jeni të sinqertë me partneren, atëherë në fund do të përfundoni duke vuajtur. Duhet të dini se çfarë kërkoni nga kjo marrëdhënie, pra vetëm seks apo një marrëdhënie të vërtetë.

2. Nuk funksionon me të gjithë miqtë

Jo të gjithë miqtë që keni përreth mund të kenë të njëjtin interes me ju. Pra, ai apo ajo me të cilin/ën dëshironi të jeni “miq me përfitime” nuk është i/e interesuar apo kundër një marrëdhënieje të tillë. Dikush mund të jetë një mik i mirë, por jo një “mik për seks” aq i mirë, prandaj duhet të dini se kush mund të jetë i aftë për këtë gjë e kush jo.

3. Xhelozia

E dini që në një marrëdhënie të tillë, vajza apo djali kanë lirinë për të qenë në krah të dikujt tjetër? Pra, nëse xhelozia është pjesë e karakterit tuaj, bëni mirë të mos hyni në një marrëdhënie të tillë.

4. Duhet të jetë e përbashkët

Kjo marrëdhënie kërkon bashkëpunim mes dy partnerëve. Në fakt, kjo gjë është esenciale për këtë lloj lidhjeje. Përfitimi i njërit prej partnerëve nuk duhet të privojë tjetrin dhe anasjelltas. Pra, nëse njëri nga partnerët kërkon të nisë një marrëdhënie të dytë është totalisht i lirë dhe i pavarur nga partneri tjetër.

5. Pranoni rregullat

Që në momentin kur hyni në një marrëdhënie të tillë duhet të vendosni disa rregulla, të cilat nuk duhet të thyhen apo anashkalohen.  Një rregull i tillë mund të jetë: “Nuk duhet rënë në dashuri!”. Për sa kohë këto rregulla nuk thyhen atëherë marrëdhënia do të jetë në rregull.

(Kosova Sot Online )