Për interesa politike po keq interpretohet raporti i saktë i DASH-it për Kosovën, dështimi është i prokurorisë dhe Gjyqësorit, jo i Qeverisë

Për interesa politike po keq interpretohet raporti i saktë i DASH-it për Kosovën, dështimi është i prokurorisë dhe Gjyqësorit, jo i Qeverisë
Për interesa politike po keq interpretohet raporti i saktë i DASH-it për Kosovën, dështimi është i prokurorisë dhe Gjyqësorit, jo i Qeverisë

Hasan Preteni

  • 26 April 2024 - 23:02

Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni

Raporti i DASH-it është duke u keqinterpretuar. Në përmbajtje është i sakte. Kur e potencon se qeveria ka dështuar në luftën kundër korrupsionit, në të vërtetë ai ju drejtohet, prokurorive dhe gjykatave. Qeveria nuk e lufton korrupsionin, nuk i fut njerëzit në burg, nuk kryen hetime. Në raport në përkthimin shqip, fjala Qeveri duhet të zëvendësohet me fjalën prokurori.

 

Problemet kryesore janë :luftimi i korrupsionit, mungesa e transparencës, mostra e Deharit, dënimi i Sali Mustafës dhe vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Nga e para. Korrupsionin e lufton prokuroria dhe gjykatat, prokurorit i kanë ngritur 150 aktakuza kurse janë shqiptuar 34 dënime ( pak më shumë se 20%), në baza gjinore, në prokurori dërgohen 160 raste e ngritën 30 padi. Gjyqësori dështoi duke lejuar vjetërsimin e lëndëve, mungesa e mbikëqyrjes së gjyqësorit është një problem që është evidentuar por që duhet të zgjidhet nga parlamenti me ndryshimin e ligjit për KPK-në.

 

Kryeprokurori të emërohet nga Kuvendi, ti raporton Kuvendit dhe të shkarkohet nga Kuvendi. Ky është problemi kyç. U kritikuan edhe Agjencia për parandalimin e Korrupsionit. Raste të pakta të konfliktit të interesit dhe angazhim jo i mjaftueshëm i sinjalizueseve. Pati kritika edhe për Zyrën Kombëtare të Auditimit. Problemet po mbesin dhe vetëm po ri konstatohen ndër vite. Prokuroritë dhe Gjykatat problemi kyç. E për mungesë të transparencës dhe llogaridhënies problemi është gjeneral

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"