Katër mënyra natyrale për ta drejtuar flokun pa hekur - Femra - Kosova Sot
Katër mënyra natyrale për ta drejtuar flokun pa hekur

Katër mënyra natyrale për ta drejtuar flokun pa hekur

Në vend se të përdorni hekur për të drejtuar flokun me nxehtësi ekstreme, pushoni pak flokun tuaj dhe përcaktohuni për alternativa natyrale për të drejtuar flokun pa e dobësuar strukturën
 
Image

BOLLGUR DHE ALOE VERA Bollguri është aleat për ringjalljen e flokut të dëmtuar, e forcon atë dhe i ofron lagështi. Në ndërkohë, aloe vera përmban 75 nutriente që stimulojnë rritjen e flokut. Së bashku, ky kombinim me bollgur dhe aloe vera e zbutin flokun duke e bërë më të drejtë.

Përbërësit: 1 gjethe aloe vera 2 lugë tërësorë të bluar (30 g)

Përgatitja dhe aplikimi: Së pari, e bluani fletën e alo verës dhe ia shtoni dy lugët me bollgur, i përzieni për të krijuar një pastë. Më pas, e aplikoni në flokun tuje si dhe me lëvizje të buta edhe në rrënjët e flokut. E lini për 20 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të ftohtë.

Image

JASEMIN DHE VAJ ULLIRI Aplikoni vajin esencial të jaseminit për të drejtuar flokun. Vaji i ullirit po ashtu është një përbërës i hatashëm për flokun tuaj. Kjo përzierje flokut i jep shkëlqim dhe i ofron lagështi. Parandalon humbjen e flokut dhe e rigjallëron atë. Në ndërkohë, vaji i jaseminit është aleat për drejtimin e flokut.

Përbërësit: 2 lugë kondicioner natyral (30 ml) 2 lugë vaj ulliri (30 ml) 5 ose 6 pika vaj jasemini Përgatitja dhe aplikimi:

Përzieni së bashku të gjithë përbërësit. E aplikoni në flokun tuaj pasi që paraprakisht të keni shpëlarë flokun me shampon. E lini për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me shumë ujë.

 

Image

UTHULL TË MOLLËS DHE UJË Pos se detokson trupin dhe ndihmon procesin e tretjes,uthullën e mollës mund ta përdorni edhe për drejtimin e flokut pa përdorur hekurin. Ky përbërës ekuilibron nivelin natyral të pH-së, lufton zbokthin dhe stimulon rritjen e flokut Përbërësit: 2 lugë uthull molle (30 ml) 1 gotë ujë (250 ml) Përgatitja dhe aplikimi: S pari, tretni uthullën e mollës në një gotë me ujë. M pas e aplikoni në lëkurën e kokës pasi ta keni shpëlarë flokun me shampon. E lini të thahet në ajër.

 

Image

MIELL ORIZI DHE VEZË Falë shumë përbërësve, vezët gjithmonë janë të pranishme në maskat për flokë sepse e forcojnë, e bëjnë më të shëndetshëm dhe më të yndyrshëm. Kombinuar me miellin e orizit është shumë efektive në zbutjen e flokut parandalojnë pëlcitjet Përbërësit: 1 të bardhët e vezës 3 lugë miell orizi (45 g) Përgatitja dhe aplikimi: Së pari, lugët me miell orizi i shtoni në të bardhët e vezës dhe i përzieni. Më pas, përzierjen e hidhni në flokë. E lini të veprojë për një orë. Pas kësaj kohe, shpëlani flokun me shampon me ujë të ftohtë. 

(Kosova Sot)

21 orë e 16 minuta më parë
13/12/18