Gjashtë hapa të thjeshtë për një grim të përkryer të syve

  • A.P /
  • 17 August 2020 - 15:18
Gjashtë hapa të thjeshtë për një grim të përkryer të syve

Nëse keni menduar ndonjëherë se sa bukur duken të famshmet, të cilat e krijojnë dukjen dramatike të syve, nëpërmjet përdorimit të grimit me ngjyrë të errët, atëherë nëpërmjet ndjekjes së hapave të mëposhtëm edhe ju mund ta arrini një dukje të tillë 

1. PJESA E BRENDSHME E QEPALLAVE

Merrni një 'eyeliner' në formë xheli ose laps dhe aplikojeni në pjesën e brendshme të qepallave të syve, duke mos i lënë anash as skajet. Është e rëndësishme që të përdorni 'eyeliner' me ngjyrë të zezë. 

2. SYTË SIKUR TË MACES

Aplikoni 'eyeliner' në të dy qepallat, duke u siguruar që 'eyeliner'-i në pjesën e epërme të jetë më i trashë sesa linja e 'eyeliner'-it në qepallat e poshtme. Në skajet e brendshme të syve, krijoni një formë të majës së shigjetës. 

3. SYTË 'SMOKEY'

Për ta krijuar grimin e syve sikur të maces duhet të siguroheni që skajet e jashtme të 'eyeliner'-it të jenë më të mprehtë dhe paksa të ngritur. Ky stil i 'eyeliner'-it kombinohet me sy 'smokey', lloj grimi ky që krijohet duke përdorur hijezues të syve. E mira është që sytë sikur të maces përshtaten me pothuajse çdo ngjyrë të hijezuesit të syve. 

4. HIJEZUESI ME NGJYRË TË ERRËT

Shtoni hijezues me ngjyrë të errët, duke filluar nga ashti i vetullës deri tek pjesa e qerpikëve, duke u siguruar gjithmonë që intensiteti i ngjyrës së errët të jetë më i lartë në pjesën e qerpikëve.

5. PJESA NËN VETULLA

Një detaj shumë i rëndësishëm, që duhet ta ndiqni doemos, nëse mëtoni ta krijoni një grim dramatik të syve, është pjesa e lëkurës nga ashti i vetullave deri tek vetullat. Ekspertët rekomandojnë që kjo pjesë të trajtohet me hijezues me ngjyrë më të çelët dhe me pak shkëlqim të lehtë. 

6. BARTENI VËMENDJEN NGA BUZËT TEK SYTË

Nëse dëshironi që e gjithë vëmendja të bartet nga pjesa e buzëve tek sytë, atëherë është e rëndësishme të përdorni pak shkëlqyes të buzëve me ngjyrë bezhë. 

(Kosova Sot Online)