horoskopi
Shigjetari

Nëntor 23 - Dhjetor 21

Horoskopi ditor, e hene, 13 maj 2024

Mërkuri dhe Plutoni do kundërshtojnë njëri-tjetrin sot dhe mund t’iu bëjnë edhe ju të paqartë. Nëse keni një lidhje, ndjenjat do jenë të thella, por një dyshim që keni mbi partnerin nuk do kalojë pa ua prishur ditën. Bëni kujdes sepse ai po kërkon thjesht t’iu bëjë pak xhelozë. Ju beqarët duhet të ndryshoni paksa mënyrën tuaj të joshjes dhe duhet të tregoheni here herë edhe indiferente. Do keni më shumë sukses në këtë mënyrë. Në punë do jeni të papërqendruar dhe nuk do dini çfarë të bëni. Kujdes sepse po vazhduat kështu do përballeni me probleme. Ditë plot diell edhe për sektorin financiar. Bëni ato shpenzime që kishit planifikuar pa u stresuar.