"Elita 5" feston tri dekada në skenë me një koncert në Tiranë

  • 10 August 2018 - 14:28
Një "Tornado" e ka quajtur kryebashkiaku i Tiranës ardhjen e tyre në Tiranë mbrëmjen e 7 shtatorit. Por nuk bëhet fjalë për një tornado të vërtetë. Ata janë 5 pjesëtarët e grupit aq të famshëm nga Tetova "Elita 5", krijuar në vitin 1978 e që këtë vit mbushin plot 30 vite karrierë. Tri dekada krijimtari, banda e rokerëve ka vendosur t'i festojë në Tiranë përmes një koncerti madhështor në Amfitetarin e Liqenit, një ngjarje e rëndësishme, të cilën kanë vendosur ta kremtojnë pikërisht në Tiranë, ku do të këndojnë për publikun shqiptar këngët e tyre më të mira ndër vite. "Elita 5" në 30 vite karrierë numëron më shumë se 120 kënge, ku "Al Capone", "Nuk jam unë diktator" "Fol vetëm fol", janë vetëm disa nga hitet më të njohura të cilat do të këndohen në Amfitatrin e Tiranës për gati 2 orë. Krahas 30 vjetorit të krijimit 'Elita 5" ka edhe arsye tjetër për festuar: lancimin e albumit te ri, duke e çuar në 8 totalin e albumeve të këtij grupi.

(Kosova Sot)