Kongresi i Manastirit - betejë për identitet kulturor e nacional

  • 08 November 2018 - 18:23
Kongresi i Manastirit - betejë për identitet kulturor e nacional

Holli midis dy amfiteatrove të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, "Pjetër Bogdani", ofron një ecje nëpër 112 vjet të Abetares shqipe. I gjithë koleksioni i abetareve që gjendet në Bibliotekën Kombëtare është ekspozuar nën titullin "Abetarja shqipe 1906-2018 - ilustrime dhe tipografi". Ekspozita është hapur në kuadër të konferencës shkencore "Lumo Skendo dhe themelimi i revistës "Dituria", që është mbajtur të martën në BKK. Kryetari i fondacionit "Alsar", Mehdi Gurra, ka thënë se Midhat Frashëri, i cili themeloi revistën, do të bëhej pjesë e historisë shqiptare si Frashërit e të tjerë, duke dhënë më tepër dritë mbi emrin që mbante.

 

(Kosova Sot)