Çejzi i martesës dhe filigrani i letrës vijnë në ekspozitën e Doruntina Ukimerit

  • 14 February 2019 - 14:43
Çejzi i martesës dhe filigrani i letrës vijnë në ekspozitën e Doruntina Ukimerit

Në martesën e saj, nuk pati një çejz. Doruntina Ukimeri megjithatë, nuk e la pa e shpalosur çejzin e saj. Në një formë, parmbrëmë ajo e pati natën e saj të çejzit, kur e ekspozoi atë në teknikën e filigranit me letër, në hapësirën ekspozuese 'Motrat' në kryeqytet.

E çejzi ndër shqiptarë është traditë, dëshirë, investim në martesë. Doruntina vendosi që këtë traditë dhe pjesë të artizanatit ta sjellë në ekspozitën e saj. Me këtë teknikë, ajo thotë se nxjerrë vetëm gjëra të bukura.

"Filigrani me letër është një mënyrë e punës të cilën e praktikoj viteve të fundit dhe mbetet si teknikë, e cila të lejon të punosh gjëra të bukura, lule, elemente me shumë ngjyra.

(Kosova Sot)