Shkëlzen Gashi publikon librin 'Kosova-Lufta dhe Paqja'

  • 21 February 2019 - 17:59
Shkëlzen Gashi publikon librin 'Kosova-Lufta dhe Paqja'

Publicisti Shkëlzen Gashi së fundmi ka publikuar librin "Kosova-Lufta dhe Paqja", në të cilin ka përmbledhur 34 intervista të realizuara 15 vite më parë. Gashi ka treguar se ky libër përfshin një mori intervistash, të cilat i ka realizuar gjatë kohës sa ishte student në Departamentin e Shkencave Politike në UP. Një pjesë e intervistave flasin për Marrëveshjen e Rambujesë , me pjesëmarrës e kundërshtarë të kësaj marrëveshjeje: Albin Kurti, Fatmir Humolli, Arsim Bajrami, Adem Demaçi, Ramë Buja, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Enver Hasani, Bujar Bukoshi, Mehmet Hajrizi, Blerim Reka, Fadil Hysaj dhe Hydajet Hyseni.

(Kosova Sot)