'Kosova Sot' ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjët të Ramazanit

  • A.P /
  • 10 March 2024 - 17:00
'Kosova Sot' ua uron të gjithë besimtarëve myslimanë fillimin e muajit të shenjët të Ramazanit

Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe gjithandej botës sonte bëhen gati që të hyjnë në muajin Ramazan, i cili sipas kalendarit hënor mund të zgjasë 29 ose 30 ditë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ramazani është muaji më i theksuar në fenë Islame, gjatë të cilit myslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim.

Sipas besimit islam, Ramazani shënon muajin kur libri i shenjtë Kurani iu shpall Profetit Muhamed më shumë se 1.400 vjet më parë.

Fillimi i muajit përcaktohet nga shikimi i gjysmëhënës, e cila shënon fillimin e muajit hënor islamik. Bota myslimane mbështetet në dëshmitë e shikuesve të hënës për të përcaktuar fillimin e Ramazanit.

Këtë vit, dita e parë e agjërimit është e hëne, më 11 mars 2024.

(Kosova Sot Online)