Enver Petrovci godet ish-udhëheqësit e UÇK-së: Pa luftë kurrkushi s’kishin qenë

  • A.P /
  • 25 March 2024 - 17:54
Enver Petrovci godet ish-udhëheqësit e UÇK-së: Pa luftë kurrkushi s’kishin qenë

Aktori i njohur Enver Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” ndër të tjera ka theksuar se Albin Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke goditur se  “lufta i ka bërë këta”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë” 

(Kosova Sot Online)