Rritja e një fëmijë me autizëm është më e vështirë sesa që tregohet në TV

  • 14 November 2017 - 19:51
Rritja e një fëmijë me autizëm është më e vështirë sesa që tregohet në TV

PERIPECITË E NJË NËNE 

Sikur edhe në një seri të "BBC1", shkrimtarja Katy Brent ka një djalë i cili vuan nga autizmi, por këtu ngjashmëritë marrin fund. Katy Brent, 36 vjeçe, nga Hemshajri, ka një djalë autist të moshës gjashtëvjeçare dhe thotë se realiteti është më sfidues sesa ai që shihet në emisionet TV. "Kam një raport të veçantë me emisionin 'The A Word', meqë ai pasqyron rrugëtimin tim dhe të djalit tim Seb, për gati shtatë vjet. Sikur edhe Joe, djali në qendër të emisionit, Seb ishte diagnostikuar dy vjet më parë dhe, këto dy vjet kanë sjellë shumë sfida. Në rend të parë vlerësimet dhe kritikat nga të tjerët

Shikimi i të tjerëve është ftohur

Një djalë gati shtatëvjeçar, i cili zvarritet në dyshemenë e supermarketit, apo që leh si qen në shkollë, zor se mund të vlerësohet si 'normal' nga të tjerët. Shikimi i të tjerëve është ftohur. E ëma e djalit tregon se, sa herë që ndokush e shikon me atë shikim të ftohtë, ajo ndien një therje në zemër, meqë e di se të tjerët mendojnë që ajo është dembele dhe se nuk i ka ndihmuar të birit si dhe sa duhet.

Shfryn zemërimin te motra më e vogël

"Kur Seb është në humor të mirë, gjë që mund të zgjasë nga një orë deri në një javë, më duket se jam duke e parë djalin ashtu sikur që do të donte të ishte ai, sikur të mos vuante nga autizmi", thotë ajo. Djali është i dhunshëm me të gjithë ata që i dalin në udhë. Ai shfryn zemërimin te motra më e vogël, prandaj nëna thotë se nuk guxon t'i lërë ata në të njëjtën dhomë.

(Kosova Sot)