Komuna e Prishtinës ka një sqarim për qytetarët lidhur me orarin e punës së barnatoreve

  • E.K /
  • 26 April 2024 - 11:24
Komuna e Prishtinës ka një sqarim për qytetarët lidhur me orarin e punës së barnatoreve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se orari i punës për barnatoret në kryeqytet, mbështetur në rregulloren bazike e cila është në fuqi, fillon në orën 07:00 dhe mbaron në orën 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare), përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, në njoftim thuhet se kujdestaria e barnatoreve fillon në orën 22:00 deri në orën 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga drejtoria e Shëndetësisë.

Postimi i plotë:

Sqarim për qytetarët: Orari i Punës së Barnatoreve

Të dashur qytetarë,

Funksionimi i barnatoreve, respektivisht orari i punës së tyre mbështetur në Rregulloren bazike në fuqi, fillon në ora 07:00 dhe mbaron në ora 22:00 (përfshirë fundjavat dhe festat zyrtare).

Ndërsa, kujdestaria e barnatoreve fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00, sipas orarit që do të përgatitet nga Drejtoria e Shëndetësisë.

Së shpejti pritet edhe vendosja në përdorim të aplikacionit, nga ku mund të dihet saktë orari dhe barnatorja kujdestare në kryeqytet për datën përkatëse.

Drejtoria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të trajtoj secilën kërkesë të arsyeshme dhe të kontribuojë që jeta e qytetarëve, mbi të gjitha shëndeti i tyre të jetë parësor në secilin rast.

(Kosova Sot Online)