A do t’ia dalë Hashim Thaçi me paratë e popullit ta takojë Trumpin?

  • 13 June 2018 - 17:14
A do t’ia dalë Hashim Thaçi me paratë e popullit ta takojë Trumpin?

Presidenti Hashim Thaçi ka investuar miliona euro nga buxheti i Kosovës në kompani lobuese, të cilat do të intervenonin në rrafshin ndërkombëtar, aty ku Thaçi të ketë nevojë. Një nga to është edhe kompania e Bryan Ballardit, mikut të afërt të Donald Trumpit. 1.2 milionë euro i janë dhënë kompanisë amerikane Ballard & Partners e Thaçi po synon që këta t’i bëjnë të mundur takimin me presidentin amerikan.

Vitin e parë Hashim Thaçi si president kryesisht e çoi në zyrën e tij. Takimet më të shpeshta që mund t’i bënte ishin ato me mësues e veteranë në kohë fushate. Akoma  Nuk pranonte asnjë ftesë të rëndësishme për vizita ndërkombëtare. Me Edi Ramën dhe Erdoganin ishin takimet më të rëndësishme  që mund t’i ketë pasur Presidenti Thaçi gjatë vitit të parë të mandatit të tij në krye të shtetit.

U investuan miliona në kompani lobuese e tash ai nuk po i ndalë vizitat jashtë vendit, takimet me liderë të huaj e po merr pjesë edhe në samite e forume të ndryshme. Por, synimi kryesor i tij, përmes lobuesve, është që ta takojë presidentin amerikan Donald Trump.

Dëshira e liderëve superiorë në Evropë për stabilitet në rajonin e Ballkanit ka bërë që së fundmi t’i takonin me radhë udhëheqësit e shteteve ballkanike. Edhe Thaçi është pritur në Berlin nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, është takuar edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron.  I ka mbetur pikë vetëm një takim sy më sy me presidentin amerikan, Donald Trump. Meqë Trump, deri më, tani nuk ka treguar interesim të njëllojtë si të krerëve të BE’së, Thaçi takimin me të po synon ta realizojë me anë të lobuesve.

Dhe, Presidenti Thaçi ka gjetur një mënyrë se di do të mund të afrohej me Trumpin.

Në janar të këtij viti, Thaçi, shumë i interesuar për lobues të mirë, që do t’ia ndreqnin imazhin nëpër botë, angazhoi një kompani gjigante nga Amerika, Ballards, pronar i të cilës është Bryian Ballard, mik i afërt i Donald Trumpit

Thuhej se kompania ishte angazhuar për të përmirësuar gjendjen e vendit, por kjo vetëm në kontratë. Lobuesit po angazhohen ekskluzivisht për pozitën e Thaçit në rrafshin ndërkombëtar.

Ndërsa, fushata e veçse ka filluar. Politico shkroi se Ballard ka pohuar se ka pasur një bisedë të shkurtër me Trumpit pikërisht për këtë çështje.

Ai ka treguar se i ka përmendur presidentit amerikan kërkesën për t’u takuar me Thaçin, të cilën e kishte parashtruar ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Kompania e kontraktuar, Ballard Partners, do t’i kryente zyrës së Presidentit shërbime si konsulta strategjike dhe shërbime të mbrojtjes në lidhje me marrëdhëniet e saj me qeverinë amerikane. Ballard & Partners do t’i plotësojë kërkesat që Zyra e Presidentit i ka kohë pas kohe.

Të njëjtin e kishte angazhuar edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, që Ballard ta bindtte presidentin Trump t’ia ekstradonte Fetullah Gylenin


(Kosova Sot)