George H.W. Bush mbush 94 vjeç
George W. Bush dhe vajza e tij Jenna Bush Hager kanë uruar George H.W. Bush në ditëlindjen 94-t, ditëlindja e parë që pas vdekjes së gruas së tij Barbara.
George H.W. u bë ish-presidenti i parë i SHBA-së i cili mbushi 94 vjeç.
“Unë ndihem me fat që kam emrin George Bush dhe që jam në ditëlindjen e 94-të të babait tim”, tha presidenti i 43 i Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë Jenna, 36 vjeç, nderoi gjyshin e saj duke ndarë një fotografi të tij ku përqafohet me vajzën e saj më të vogël, Poppy, si edhe një fotografi kur ai ishte më i ri.
Si president, George H.W. inkurajoi të tjerët të jenë “burim drite”, duke reflektuar besimin e tij se njerëzit duhet të ndihmojnë në komunitetet e tyre.
George H.W. u bë presidenti më i vjetër i SHBA më parë dhe është i pari që feston ditëlindjen e 94-të, tha zëdhënësi Jim McGrath.
(Kosova Sot)