Femrat më me ndikim në vitin 2018

  • 06 December 2018 - 16:23
Femrat më me ndikim në vitin 2018

Lista e femrave më me ndikim të vitit 2018 sjell emrat të cilët janë duke përdorur zërin e tyre për të ndryshuar strukturat e pushtetit (fuqisë) dhe për të krijuar një ndikim të qëndrueshëm .

Image

1. ANGELA MERKEL Merkel u bë kancelarja (femër) e parë e Gjermanisë në vitin 2005 dhe tani është duke shërbyer mandatin e saj të katërt. Në nëntor, Merkel dha dorëheqje si lidere e Unionit Kristian Demokratik (CDU) dhe tha se nuk do të kërkonte mandat tjetër si kancelare, në 2021. Merkel mbetet lideri de facto i Evropës, duke udhëhequr ekonominë më të madhe në kontinent. Qeverisja e saj konsiderohet nga vendime të mëdha, si pranimi i më shumë se 1 milion të refugjatëve sirianë dhe kundërshtimi i presidentit Trump për shumë gjëra. Shtrohet pyetja kush do ta zëvendësojë atë në post. 

Image

2. THERESA MAY May u bë kryeministre e Britanisë në korrik të vitit 2016 pas dorëheqjes së David Cameronit, në lidhje me referendumin Brexit. Gjatë dy viteve të fundit ajo u mor ekskluzivisht me këtë çështje, duke pasur telashe me fraksionet pro dhe kundër BE-së në partinë e saj, por edhe në opozitë. Njëri ndër problemet që u paraqit më pas, ishte ai i kufirit midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, pas daljes përfundimtare të Britanisë nga BE-ja. May vazhdon që të luftojë për një Britani të bashkuar dhe për një Brexit sipas rezultateve të referendumit. 

Image

3. CHRISTINE LAGARDE Lagarde gjendet në krye të FMN-së që nga viti 2011, duke ofruar mbikëqyrje dhe udhëzime për 189 shtetet anëtare të saj, duke përfshirë edhe Kinën, Rusinë dhe Britaninë e Madhe. Nën udhëheqjen e saj FMN ka tejkaluar krizën e borxheve në eurozonë, si dhe rreziqet e një lufte tregtare midis Kinës dhe SHBA-së. Lagarde ka kërkuar nga bankat qendrore që të miratojnë valutën digjitale si opsion legjitim për furnizim të parave në ekonominë digjitale. 

4, MARY BARRA Ka investuar miliona në vetura elektrike, vetura autovozitëse dhe një shërbim të quajtur "Maven", me qëllim të sigurimit të së ardhmes së prodhuesit. Me qëllim të realizimit të një plani ristrukturues, në nëntor ajo paralajmëroi pushimin nga puna të 14.000 punëtorëve në Amerikën Veriore. Pasi ka fituar 22 milionë dollarë në vitin 2017, Barra ka marrë kompensimin më të lartë krahasuar me liderët e tjerë të tre prodhuesve më të mëdhenj të automobilave në Detroit. "GM" renditet i pari sa i përket barazisë gjinore. 

Image

5. ABIGAIL JOHNSON Johnson u bë shefe ekzekutive e "Fidelity Investments", kompani private e themeluar nga gjyshi i saj në vitin 2014. Më 2016 ajo u emërtua drejtuese. Posedon rreth 24.5% të aksioneve të kësaj kompanie, e cila ka asete me vlerë rreth 2.5 trilionë dollarë. Këtë vit "Fidelity" lansoi një platformë të kriptovalutave, duke bërë asetet digjitale të qasshme për investitorët. Ajo merret me fuqizimin e femrave në biznes. 

6. MELINDA GATES Gates mban pozitën e saj si femra më e fuqishme në botën e bamirësisë, si bashkëkryesuese e Fondacionit "Bill dhe Melinda Gates". I themeluar në vitin 2000, ky është fondacioni më i madh bamirës privat në botë me një fond prej rreth 40 miliardë dollarësh. Ajo merret me përcaktimin e strategjisë së fondacionit, duke u marrë në të njëjtën kohë edhe me angazhimin më të madh të femrave. 

Image

7. SUSAN WOJCICKI Si shefe ekzekutive e "YouTube" që nga shkurti i vitit 2014, ajo ka ndikuar që ky shërbim të ketë rreth 1.9 miliard përdorues mujor. Në vitin 1999 Wojcicki ishte bërë punëtorja e 16-të e kompanisë "Google". Në vitin 2006 "YouTube" u ble nga "Google" për 1.65 miliard dollarë. Sot, vlera e tij është rreth 90 miliardë dollarë. Puna e saj që ta ruajë këtë platformë nga përmbajtjet e papërshtatshme nuk ka qenë gjithmonë e suksesshme, por ajo ia ka dalë që ta mbrojë "YouTube"-n nga skandalet që kanë përfshirë "Facebook"-un. 

8, ANA PATRICIA BOTIN Botin u bë kryesuese e kompanisë në vitin 2014, pas vdekjes së papritur të t'et, Emilio. Përgjatë karrierës së saj ajo ka mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe ato të poseduara nga femrat. Ajo lansoi "Santander X" për të mbështetur sipërmarrësinë në universitete dhe për krijimin e platformës së parë 'blockchain".  

9. MARILLYN HEWSON Shefja ekzekutive e "Lockheed Martin" që nga viti 2013, Hewson e ka çuar këtë kompani në krye të sektorit të mbrojtjes, sigurisë dhe hapësirës ajrore. Programi i fluturakes luftarake F-35 dhe zhvillimet e tjera që adresojnë nevojat moderne të ushtrisë, kanë ndikuar në rritjen e vlerës së tregut në afër 100 miliardë dollarë. Kjo kompani është kontraktori më i madh qeveritar, me kontrata me vlerë 1 miliard dollarë në vitin 2018, për shkak të rritjes së rreziqeve gjeopolitike. 

Image

10. GINNI ROMETTY Veterania 36 vjeçe e kompanisë ikonike teknologjike, Rometty ka udhëhequr tranzicionin e IBM-së në një kompani të të dhënave. Sot, gjysma e të ardhurave të kompanisë vijnë nga segmentet e vlefshme të IT, krahasuar me produktet e softuerit. Ajo e ka vënë në qendër kompjuterizimin kognitiv, si pjesë të strategjisë për të ardhmen. Falë blerjes së disa kompanive, IBM ka ardhur në pozitë që të matet me kompanitë tjera të mëdha, si Amazon dhe Microsoft. Rometty përpiqet që t'iu ofrojë grave kushte sa më të mira në punë. 

 

(Kosova Sot)