Diplomati austriak i propozon një ide Brukselit, për njohjen e Kosovës nga Serbia

  • 12 December 2018 - 09:37
Diplomati austriak i propozon një ide Brukselit, për njohjen e Kosovës nga Serbia

Diplomati austriak thotë se Brukseli duhet të organizojë një ‘konferencë të madhe’ e cila do t’i ftonte kompetentët e Prishtinës dhe Beogradit, të cilët do të negocionin pa afate, deri në pajtimin e fundit për zgjidhjen përfundimtare, dhe mbylljen e kësaj konference

Wolfgang Petritsch ka qenë shef i diplomacisë austriake, dhe diplomat i lartë i Bashkimit Evropian (BE), një nga miqtë e pavarësisë së Kosovës, dhe lobuesit e kësaj ideje me vite të tëra. Të martën ai ka dhënë një ide për Brukselin, që do të nxiste një dinamikë më të shpejtë në zgjidhjen përfundimtare të problemit me njohjen e Kosovës, nga Serbia. 

“Në këtë moment është e nevojshme një angazhim i madh për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe ideja është që Brukseli të konsiderojë organizimin e një konference që me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit, do të zgjaste, ditë e natë derisa të gjendet një zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Petritsch për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Përkundrazi, negociatat midis presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq do të zgjasnin shumë gjatë për shkak të problemeve të BE-së dhe zgjedhjeve nacionale të shteteve anëtare. Diplomatit me përvojë Petritsch, ka thënë se vonesat e konflikteve të ngrira nuk preferohen të mbesin gjatë, sepse përvojat botërore na tregojnë se ato dinë të përshkallëzohen në konflikte të armatosura, përcjellë Gazetametro.net.

Idealja do të ishte që një konferencë e tillë do të organizohej para këtyre zgjedhjeve në vendet e BE-së dhe para se kryediplomatja Frederica Mogherini të përmbyllë mandatin e saj në Bruksel, ka konkluduar Petritsch, i cila shpjegoi se edhe rizgjedhja e dikujt tjetër në vend të Mogherinit do të merrte kohë shtesë. 

(Kosova Sot)