Përsëri sulmohet web-faqja e parlamentit serb

  • 14 December 2018 - 23:16
Përsëri sulmohet web-faqja e parlamentit serb

Web-faqja e parlamentit të Serbisë është sulmuar këtë mbrëmje. 

Ajo për momentit nuk është e qasshme, gjë për të cilat kanë lajmëruar edhe mediat atje, ku si duket bëhet fjalë për një sulm.

 

Faqja e këtij institucioni me rëndësi në Serbi, nuk mund të gjendet as në mesin e faqeve te institucioneve të këtij lloji në botë, kjo sigurisht pasojë e sulmit. 

Rikujtojmë, që ditë më parë edhe institucionet e Republikës së Kosovës janë  përballur me një sulm kibernetik, i cili nga ekspertet e sigurisë ishte vlerësuar si më i fuqishmi i kohës së fundit.

(Kosova Sot)