Deputeti i VV-së: Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

  • E.K /
  • 26 April 2024 - 07:45
Deputeti i VV-së: Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj

Deputeti i VV-së , Alban Bajrami, është shprehur i bindur se Kosova në muajin maj do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Por, ai ka siguruar se Asociacioni nuk do të bëhet gjatë këtij muaji, edhe pse nga parterët ndërkombëtarë është kërkuar që të bëhen hapa urgjentë drejt themelimit të tij, duke e lidhur edhe me procesin e anëtarësimit në KiE.

“Kosova ka për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj, Asociacioni në maj nuk do të ndodhë, ju sigurojë për këtë gjë. Ministrat e vendeve anëtare nuk mund ta pengojnë Kosovën në këtë proces, për shkak se ne kemi shterë të gjitha kërkesat që ata kanë pas dhe i kemi plotësuar në shumicën e rasteve kushtet që ata kanë vënë. Edhe për Asociacionin ne kemi shpreh gatishmëri”, ka thënë Bajrami në Tëvë1.

(Kosova Sot Online)