Milaim Zeka nga Haga fjalë të rënda për Kadri Veselin: Marrja e kryetarit të Kuvendit

  • 16 January 2019 - 14:45
Milaim Zeka nga Haga fjalë të rënda për Kadri Veselin: Marrja e kryetarit të Kuvendit

Deputeti Milaim Zeka shprehë indinjatë se si RTK sipas tij nuk po e përcjell nga vendi i ngjarjes intervistimin e figurave të UÇK-së në Hagë.

Sipas tij, ky turp bie në radhë të parë mbi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

"Marreja e RTK-se dhe Kadri Veselit. Si deputet, edhe si anetar i Komisionit per Media ne Kuvendin e Republikes te Kosoves, shprehe indinjaten time te thelle nda Radio Televisionit te Kosoves, i cili nuk ka derguar asnje ekip televizive per te informuar nga afer publikun e gjere rreth intervistimit te dy figurave qenderore te luftes, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa -Remi. Ky turp, ne radhe te pare bie mbi Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, po edhe mbi çdo politikan tjeter te Kosoves, te cilet qofte edhe per nje pordhe qe kane me ba jashte shtetit, RTK ne e kane mbas vetes", shkruan ndër tjerash Zeka.

(Kosova Sot)