Shtyhet seanca për Gashin, Lushtakun e Shalën

  • 11 February 2019 - 10:42
Shtyhet seanca për Gashin, Lushtakun e Shalën

Është shtyrë seanca fillestare ndaj Endrit Shalës, Dardan Gashit e Sami Lushtakut për datën 27 shkurt.

Kjo me kërkesë të avokatit Arianit Koci që propozoi që seanca të shtyhet, duke kërkuar më shumë kohë. 

Koci tha se sot kanë pranuar një provë për të cilën i duhet kohë për ta analizuar dhe për  t’u konsultuar me klientin e tij, Dardan Gashin.

Edhe, Sami Lushtaku ka kërkuar që seanca të shtyhet për arsye shëndetësore.

Gjykata Themelore në Gjakovë dega në Malishevë ka aprovuar propozimin e palëve dhe seanca është shtyrë për datën 27 shkurt në orën 10:00.

(Kosova Sot)