Përleshje me thika në Prishtinë

  • 11 February 2019 - 12:19
Përleshje me thika në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dje rreth orës 15:25 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet, pasi që të njëjtit janë përleshur mes vete ku ishin përdorur edhe thika.

Shkak i kësaj përleshjeje sipas policisë ishte një mosmarrëveshje. Gjatë përleshjes është përdorur një mjet i prehtë dhe një mjet i fortë dhe si pasojë të dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe iu është ofruar trajtim mjekësor. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot)