Vjedhi ari në vlerë prej 10 mijë eurove: Kapet duke ikur për në Shqipëri hajni i famshëm i Prishtinës

  • 21 March 2019 - 09:59
Vjedhi ari në vlerë prej 10 mijë eurove: Kapet duke ikur për në Shqipëri hajni i famshëm i Prishtinës

Policia ka arritur që ta kap hajnin i cili vjedhi në një argjendari të Prishtinës ari në vlerë prej 10 mijë eurove 

L.B. kishte kryer një vjedhje të një argjendarie në Prishtinë, pas kësaj ai u identifikua nga Policia.

Fillimisht ai pas vjedhjes qëndroi në një hotel të Prishtinës, por edhe aty ishte identifikuar nga policia, ku pasi mori vesh i njëjti iku nga aty.

Metro mëson se Policia e Kosovës ka arritur që me sukses të zë atë pas 24 orëve që bëri vjedhjen, ai u kap duke ikur për në Shqipëri, konkretisht në vendkalimin kufitar.

Po ashtu më poshtë mund të shihni disanga fotot e personit që është kapur nga policia dhe videon e vjedhjes së tij në argjendari.

 

(Kosova Sot)