E rëndë - Vdes 27-vjeçari, lëndoi veten me xham teksa ishte i dehur
Një 27-vjeçar sot ka vdekur pas disa dëmtimeve që kishte marrë në krah, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia thotë se i riu është dërguar rreth orës 17:30 të së dielës në spitalin e Elbasanit, pasi ka dëmtuar veten me xhamin e banesës së tij teksa ishte në gjendje të dehur.
“Ditën e djeshme, rreth orës 17:30, në spitalin e Elbasanit, është dërguar për të marrë mjekim shtetasi 27-vjeç, banues në fshatin Gjinar. Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se 27-vjeçari, në gjendje të dehur dhe në kushte të rënduara psikologjike, ka thyer xhamin e dritares së banesës së tij dhe si pasojë është dëmtuar në krah.
Pavarësisht asistencës mjekësore, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm”, njofton policia.
(Kosova Sot Online)