Protesta para Kuvendit, tensione e përplasje, digjen goma e hidhen shashka (Foto/Video)

  • 21 March 2019 - 11:01
Protesta para Kuvendit, tensione e përplasje, digjen goma e hidhen shashka (Foto/Video)

Ora 11:19/ Ka serish perplasje mes protestuesve dhe policise, ndersa po tentohet te cahet kordoni.

 Ora 10:53/ Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit, policia afron makinën me ujë.

Policia paralajmeron protestuesit te distancohen nga dhuna, paralajmeron se do te veproje sipas ligjit. Thirrje te personalizuara per Gazmend Bardhin, perfaqesuesi ligjor i PD, si organizator i protestes. 

Image
Image
Image

 

Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit

Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit, policia afron makinën me ujë.

Policia paralajmeron protestuesit te distancohen nga dhuna, paralajmeron se do te veproje sipas ligjit. Thirrje te personalizuara per Gazmend Bardhin, perfaqesuesi ligjor i PD, si organizator i protestes. 

ORA 10:32

Ka mberritur prane protestuesve perballe Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha, i cili eshte pritur me thirrje dhe ovacione nga turma.

Ora 10:27 

Policia thirrje Gazmend Bardhit: Z.Bardhi, ne mes te protestuesve keni njerez qe mbajne maska. Si organizator i tubimit ju bejme thirrje te merrni masa per largimin e tyre nga tubimi

10:00 Opozita ka nisur sot protestë e 6-të përballë sallës së Parlamentit, ndërkohë që maxhoranca po zhvillon një seance normale.

Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka, ndërsa dëgjohen me thirrje kundër qeverisë dhe Edi Ramës.

09:00/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar strukturat të jenë përpara Parlamentit në orën 09:30, përpara se deputetët e shumicës të hyjnë në sallë.

Protesta, e cila është e gjashta në radhë, duke nisur nga protesta, ajo e 16 shkurtit, ku edhe u vendos për djegien e mandateve, ka të njëjtin synim, largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Selia blu deri në orët e vona të ditës së mërkurë nuk konfirmoi pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në protestën e sotme.

Për shkak të një takimi të rëndësishëm që ka programuar për të zhvilluar në Bruksel, Basha mund të mungojë sot në protestë, ndërkohë që peshën kryesore do ta mbajnë drejtuesit e partive të tjera opozitare dhe funksionarë të lartë të PD-së.

Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës, e cila do të jetë e rrethuar e gjitha me efektivë të Policisë.

Deputetët e shumicës janë udhëzuar të flasin të gjithë në seancë, për të treguar se vendi është në normalitet dhe jo në krizë të thellë siç pretendon opozita.

PADIA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Padia e Bardhit, e cila u depozitua 24 orë para protestës së radhës nga PD, lidhej me atë që demokratët e kanë cilësuar helmim dhe dhunë të paligjshme, që Policia ka ushtruar ndaj protestuesve përpara institucioneve.

Demokratët kanë kërkuar pezullimin nga detyra të Lleshajt e funksionarëve të Policisë, që kanë urdhëruar për përdorimin e gazit lotsjellës. “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës, Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”, thuhet në letrën shoqëruese që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se Policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit.

Image
Image

(Kosova Sot)