Pesë muaj pandemi: Mbi 11 mijë kosovarë të infektuar e rreth 400 të vdekur

  • A.P /
  • 16 August 2020 - 09:20
Pesë muaj pandemi: Mbi 11 mijë kosovarë të infektuar e rreth 400 të vdekur

Më 13 mars të këtij viti u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19 në vend. Tash kur kanë kaluar mbi pesë muaj nga ajo ditë, numri i rasteve të konfirmuara me këtë sëmmundje ka arritur në mbi 11 mijë. Gjatë këtyre muajve, janë regjistruar 390 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar dje se janë regjistruar 145 raste të reja me koronavirus. Këto raste janë konfirmuar pas testimit të 451 mostrave të marra nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, spitalet rajonale dhe gjurmimi i rasteve në terren.

Rastet e konfirmuara dje janë nga Prishtina, Mitrovica, Peja, Lipjani, Prizreni, Drenasi, Gjilani, Skenderaj, Gjakova, Malisheva, Vushtrria, Podujeva, Suhareka, Vitia, Klina, Obiliqi, Kacaniku, Decani, Fushë Kosova, Hani i Elezit, Rahoveci dhe Shtimja.

Me këto raste, numri i kosovarëve që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në mbi 11 mijë.

Nga kjo shifër, betejën më këtë sëmundje e kanë fituar rreth shtatë mijë pacientë, derisa janë regjistruar 390 raste të vdekjeve, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Aktualisht në gjithë vendin janë 3 mijë e 924 raste aktive me COVID-19.

“Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.


(Kosova Sot Online)