Pickimi i merimangës për pak e vrau: ‘Plaga kishte pulsin e saj’

  • E.K /
  • 12 September 2020 - 11:56
Pickimi i merimangës për pak e vrau: ‘Plaga kishte pulsin e saj’

Një 24-vjeçar nga Britania e Madhe ka paralajmëruar njerëzit që të kenë kujdes nga pickimet e merimangave.

Christopher Tapp për pak humbi jetën kur e pickoi një merimangë teksa pastronte kontejnerët në punë.

Ai nuk e vuri ujin në zjarr për pickimin në këmbën e djathtë, por plaga nisi të zgjerohej me shpejtësi. Britaniku thotë se plaga u zmadhua deri në atë pikë, sa kishte pulsimin e saj si një zemër.

Kur mbërriti në spital, mjekët e operuan me shpejtësi. Ata i thanë se po të vinte një ditë më vonë, do kishte vdekur nga helmimi.

Merimanga është e llojit ‘vejusha false’. Tapp thotë se pavarësisht se vendi i tij nuk është Australia, njerëzit duhet të kujdesen për pickimet.

(Kosova Sot Online)