Oferta e Ramush Haradinajt për koalicion refuzohet edhe nga Memli Krasniqi

  • A.P /
  • 27 March 2024 - 22:40
Oferta e Ramush Haradinajt për koalicion refuzohet edhe nga Memli Krasniqi

Javë më parë kreu i AAK-së Ramush Haradinaj doli me një ide për koalicion me partitë opozitare për zgjedhjet e ardhshme, por kjo ide nuk gjeti mbështetjen e LDK-së. Memli Krasniqi i PDK-së e konformoi se as ai nuk pajtohet me idenë e Haradinajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Krasniqit, bashkimi i të gjitha partive nuk ofron zgjidhje.

“Nuk më takon me komentu z.Haradinaj propozimin e tij. Ai mund ta mendojë ashtu, por nuk është ai opsion që ofron zgjdihje. Nuk besoj që duhet me u bo krejt partitë politike bashkë. Pse duhet me u bo?”, tha Krasniqi.

“Kemi dallime, unë kam dallime me partitë në opozitë për shumë çështje të cilat ndërlidhen me konceptet e mia ideologjike dhe të PDK-së”, u shpreh ai.

“Më e drejtë është pas zgjedhjeve me pas dakordim sesa para zgjedhjeve, nuk besoj në opsionet si PAN-i që i ka provu PDK, dhe e kam thënë se sa të jem kryetar i PDK-së një gjë e tillë nuk ndodhë”, shtoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)