Hisen Berisha thotë se Bedri Hamza është i preferuari edhe i ndërkombëtarëve për kryeministër

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 08:20
Hisen Berisha thotë se Bedri Hamza është i preferuari edhe i ndërkombëtarëve për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka komentuar zyrtarizimin të Bedri Hamzës si kandidatë për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e ardhshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Berisha tha se Hamza është i preferuar për kryeministër edhe nga përtnerët ndërkombëta.

“Është i preferuari i gjithë partnerëve ndërkombëtarë që e duan integrimin Kosovën për të qenë në BE, NATO dhe në miqësi me ShBA-në. Është i preferuari edhe i këtyre strukturave. Tjetër që ata se dhunojnë demokracinë dhe s’dalin me thënë o burra shpëtoni vendin e juaj se atë duhet ta bëjmë ne”, ka thënë Berisha.

Përndryshe, Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

(Kosova Sot Online)