Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

  • E.K /
  • 28 March 2024 - 15:33
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Një person nga Ferizaji i cili është raportuar i zhdukur që nga dje, është gjetur në një humnerë në Prevallë, Prizren, përcjell “Kosova Sot Online”.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij.

Viktima është nxjerrë nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren, pasi që kishte marrë lëndime sipërfaqësore për të cilat dhe është trajtuar.

Njoftimi i policisë:

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Prizren, 19 Mars 2024

Më 27 mars 2024, në Stacioni Policor në Prizren, është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, Prizren kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963 .

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit.

Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar .

(Kosova Sot Online)