Bajrami - VV-së: Ne iu përkrahim nëse doni të hetoni kohën kur Mimoza Kusari-Lila e shiti KEK-un

  • A.P /
  • 29 March 2024 - 14:27
Bajrami - VV-së: Ne iu përkrahim nëse doni të hetoni kohën kur Mimoza Kusari-Lila e shiti KEK-un

Nënkryetarja e LDK-së, Hikmete Bajrami, i ka reaguar zv.minsitrit Avni Zogiani, pasi ky i fundit është përfshirë në debatin për tenderët njëburimor, tenderë këta për të cilët LDK po kërkon krijim të një Komisioni në Kuvend për t’i hetuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se LVV-ja përmes Zogianit ka vendosur ta pyes për kohën e Qeverisë Hoti, megjithatë thotë se të dhënat për të cilat flet Zogiani janë të ministrisë që e ka udhëhequr Blerand Stavileci.

Tutje deputetja Bajrami ka bërë thirrje për votim të Komisionit Hetimor për 2021-2023 dhe ka thënë se VV-ja mund të bëjë Komision për vitet 2015-2017, apo edhe për kohët e mëhershme, kur shefja aktuale e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila e kishte shitur distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë.

Bajrami ka thënë se ju premton që do t’i kenë votat e LDK-së për krijimin e këtyre Komisioneve.

 Reagimi i plotë:

Tregoni dikush Zogianit se sot derisa ai e ka postu tekstin që ja kanë dërgu nga qendra e LVV-së, KEK-u ka nënshkru edhe dy kontrata sekrete, njëra prej tyre është kontrata e 14-të me radhë me të njëjtën kompani, për sigurim fizik, 13 i ka pasë të negociume në vlerë prej 5.6 milionë euro, sot është nënshkru kontrata e 14 në vlerë prej 453,122.72 euro (sigurim fizik vetëm për 2 muaj), sipas njoftimit të KRPP-së, të publikur sot në ëebfaqen e tyre, shih linkun poshtë.

E derisa dje ne kishim tri orë debat parlamentar, ministrja Rizvanolli që është përgjegjëse për ndërmarrjet publike nuk e nxori asnjë fjalë nga goja edhe pse disa herë u pyet nga deputetët për 112 kontrata sekrete të KEK-ut dhe 102 milionë të shpenzuara, LVV sot paska vendosë që përmes Avni Zogianit të me pyes mua e ish Kryeministrin Hoti, jo për ministritë me të cilat ne kemi udhëhequr, por për ministrinë që ka udhëhequr Blerand Stavileci. Edhe njëherë dje ministrja Rizvanolli përgjegjëse për KEK-un ansnjë fjalë se ka thënë për 112 kontratat e KEK-ut në vlerë prej 102 milionë eurove dhe siç po e shifni kontratat sekrete po vazhdojnë.

Ju bëj thirrje ta votoni komisionin hetimor parlamentar, për kontratat 2021-2023. LVV le të bëj kërkesë për komision hetimor për vitet 2015-2017, nëse dojnë edhe për me herët kthehemi prej kohës kur shefja e grupit parlamentar të LVV e pat shitë distribucionin e KEK-ut për 26.3 milionë euro dhe unë ju premtoj se Grupi Parlamentar i LDK-së do t’i votoj të gjitha komisionet.

(Kosova Sot Online)