Kjo është e reja kosovare e cila u vra barbarisht në pikun e ditës nga ish-bashkëshorti
Sot në Ferizaj ka nisur një marsh protestues pas vrasjes së një gruaje në Qendrën për Punë Sociale në këtë qytet pasditen e së premtës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online ".
Protestuesit nisën marshimin nga afër kësaj qendre, duke mbajtur në duar parulla si “Vrasja është krim, jo justifikim” dhe “Institucionet janë bërë rrezik i grave”.
Para tyre po mbajnë një parullë e madhe me tekstin “A duhet të armatosemi edhe ne, për ta mbrojtur veten?!”.
Në këtë protestë po merr pjesë edhe vëllai 15-vjeçar i gruas së vrarë, i cili mbeti i plagosur atë ditë.
21-vjeçarja Erona Cokli u vra nga ish-bashkëshorti i saj, 36-vjeçari Valon Aliu. Ajo u varros dje, ndërsa ish-bashkëshorti u arrestua ditën e krimit dhe ndaj tij u caktua masa e paraburgimit.
(Kosova Sot Online )