Deliu: Kosova në ditë zie, Albulena Haxhiu për fushatë në Maqedoni

  • A.P /
  • 17 April 2024 - 22:38
Deliu: Kosova në ditë zie,  Albulena Haxhiu për fushatë në Maqedoni

Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për pjesëmarrje në një fushatë zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo në ditën kur në Kosovë është ditë zie, pasi dy vrasje të grave brenda një kohe të shkurtër tronditën vendin.

Deliun për Haxhiun tha se e ka harruar detyrën e saj.

“24 orë pas vrasjes në Gjyljetës, katër ditë pas vrasjes së Eronës, sot kur në Kosovë është Ditë Zie, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, paska harruar detyrën e saj parësore për t’u marrë me krijimin dhe menaxhimin e task-forcës në mbrojtje dhe mbështetje të grave – e paska shku në Maqedoni të Veriut në një konferencë, e cila më shumë duket si tubim elektoral”.

“Kaq mjafton për të kuptuar se me sa seriozitet dhe përgjegjësi kjo Ministre e kryen detyrën e saj. Kaq mjafton për të parë se sa i intereson kësaj ministreje siguria e grave në vendin tonë”, ka thënë Haxhiu. 

(Kosova Sot Online)