Arrestohet 41-vjeçari në Podujevë që ishte në arrati

  • E.K /
  • 19 April 2024 - 10:42
Arrestohet 41-vjeçari në Podujevë që ishte në arrati

Policia e Kosovës ka arrestuar një 41-vjeçar në Podujevë i cili ishte në kërkim me urdhëresë të gjykatës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë me dije se i njëjti pas arrestimit nga është dërguar në vuajtje të dënimit prej tri vitesh.

“Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që policia stacionit të Podujevës ndërmori sot në orët e hershme të mëngjesit, arriti të arrestoj personin e kërkuar, i cili deri sot ishte në arrati; ·B. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas arrestimit nga ana e policisë u dërgua në vuajtje të dënimit prej tri vitesh”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)