Vushtrri: Nisin hetimet për vdekjen e një personi, u gjet i shtrirë në rrugë

  • E.K /
  • 23 April 2024 - 09:29
Vushtrri: Nisin hetimet për vdekjen e një personi,  u gjet i shtrirë në rrugë

Një burrë është gjetur i shtrirë në rrugë dhe pa shenja jete në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Tashmë policia ka nisur hetimet për këtë rast.

“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 22.04.2024 – 13:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në rrugë. Në vendngjarje ka dalë ekipi mjekësor që e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)