Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Balje në Merdar

  • S.A /
  • 23 April 2024 - 12:28
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Balje në Merdar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje është ndaluar të martën nga autoritet serbe në pikën kufitare në Merdare, transmeton "Kosova Sot Online ".

Balje është ndaluar për rreth një orë dhe ishte duke udhëtuar drejt Austrisë së bashku me familjen.

“Unë së bashku me bashkëshortin dhe djemtë jemi nisur për në Austri, policia na ka ndaluar për më shumë se një orë. Burri ka pyetur policinë se pse po ndodhë kjo, ata kanë thënë se është vetëm kontroll rutinore”, u shpreh ajo.

Balje është pjesë e Kuvendit të Kosovës tash e disa vite.

(Kosova Sot Online )