Një person goditët me tullë në kokë në Mitrovicë të Veriut, me forcë ia grabisin zinxhirin nga qafa

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 09:02
Një person goditët me tullë në kokë në Mitrovicë të Veriut, me forcë ia grabisin zinxhirin nga qafa

Një person ka raportuar në polici se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ankuesi ka marrur tretman mjekësor.

Rasti ka ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut.

“Mitrovicë Veri 23.04.2024 – 00:10. Viktima mashkull kosovar ka informuar se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa. Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)