Petkoviq: Institucionet kosovare morën një vendim të pakuptimtë

  • A.P /
  • 05 May 2024 - 16:20
Petkoviq: Institucionet kosovare morën një vendim të pakuptimtë

Drejtori  Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas vizitës që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia refuzoi në Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se institucionet kosovare morën një vendim të pakuptimtë lidhur me anulimin e vizitës së tij.

“Do të doja për këtë festë të isha me serbët e Kosovës, por politika e pakuptimtë e Prishtinës më pengoi”.

“E pamundur për mua. Ishte një vizitë feste, e cila në vetvete mbart mesazhe paqeje, dashurie dhe mirëkuptimi, mes të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë, pa dallim feje apo kombi”, ka thënë Petkoviq.

(Kosova Sot Online)