Arrestohet një grua në Pejë, ushtroi dhunë ndaj burrit të saj

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 09:45
Arrestohet një grua në Pejë, ushtroi dhunë ndaj burrit të saj

Një rast i dhunës në një familje është raportuar dje në Pejë, ku është arrestuar një e dyshuar femër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë një burrë, shtetas i Shqipërisë ka raportuar se është sulmuar nga bashkëshortja e tij, po ashtu shtetase e Shqipërisë.

“Pejë 23.04.2024 . Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka kryer veprën e lart-cekur ndaj bashkëshortit të saj viktimës mashkull shtetas i Shqipërisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)