Vozitën automjete pa regjistrim, gjobiten me nga 200 euro disa shoferë

  • E.K /
  • 24 April 2024 - 10:28
Vozitën automjete pa regjistrim, gjobiten me nga 200 euro disa shoferë

Policia e Kosovës ka gjobitur disa shoferë me nga 200 euro meqë kanë drejtuar mjete të paregjistruara më tepër se 30 ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këta shoferë janë identifikuar përmes Njësisë Mobile me Pajisje Inteligjente.

“Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia Mobile me Pajisje Inteligjente ka identifikuar shoferët duke drejtuar mjetet të pa regjistruara më tepër se 30 ditë, të njëjtit sipas ligjit të ri për rregullat e trafikut janë gjobitur me nga 200 € si dhe mjetet u janë konfiskuar përkohësisht”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)