Vjosa Osmani takon një grup punues të BE-së

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 17:16
Vjosa Osmani takon një grup punues të BE-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur një delegacion të Grupit Punues të BE-së për Ballkanin Perëndimor. Në këtë takim, siç njofton ZPRK, Osmani ka folur për procesin e dialogut me Serbinë dhe për zhvillimet e fundit në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Osmani në këtë takim ka folur për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, duke thënë se është e rëndësishme që Kosova të jetë në këtë organizatë, për të rritur efektivitetin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të gjithë qytetarëve pa dallim, duke iu dhënë qasje në mekanizma për të drejta të njeriut.

 Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga shtetet edhe në fazën e fundit, në votimin që mund të mbahet në muajin maj, në Komitetin e Ministrave.

Osmani në këtë takim ka folur edhe për aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE dhe për tema të tjera.

Osmani ka dekluar se Kosova është e përkushtuar për t`i përmbushur obligimet dhe kriteret për anëtarësim.

“Kosova është në linjë të plotë me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Rrjedhimisht duhet të ecet përpara me statusin e vendit kandidat”, ka theksuar Presidentja Osmani.

(Kosova Sot Online)