Gjukanoviq: Është legjitime që Amerika të ekspozojë dy interesat e saj shumë të rëndësishme

  • A.P /
  • 24 April 2024 - 19:20
Gjukanoviq: Është legjitime që Amerika të ekspozojë dy interesat e saj shumë të rëndësishme

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në një intervistë për mediumin malazez “Antena M”, ka komentuar nismën “Ballkani i Hapur”, duke e vlerësuar atë si “një uverturë për krijimin e Serbisë së Madhe dhe kundërpeshës së saj – Shqipërisë në kufij të natyrshëm”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Është legjitime që Amerika të ekspozojë dy interesat e saj shumë të rëndësishme politike në këtë rajon. Dhe kjo është ndarja e Serbisë nga Rusia dhe së dyti për të parandaluar destruktivitetin politik dhe diplomatik të Serbisë kur bëhet fjalë për njohjet ndërkombëtare të Kosovës. Është e drejtë e zakonshme e një fuqie të madhe për të përdorur politikën e saj për të marrë përsipër interesat e vendeve dhe rajoneve të tjera dhe prandaj qëllimisht mbyll një sy ndaj retorikës së sotme të Beogradit zyrtar, e cila në asnjë mënyrë nuk devijon nga narrativi dhe praktika e Serbisë nga fillimi i viteve 1990. Atëbotë Millosheviqi u nis që gjoja “të mbrojë” serbët e rrezikuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, por edhe sot po përpiqet Vuçiqi që “të mbrojë të drejtat e gjoja “të rrezikuara të serbëve” në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne e dimë se si ka përfunduar Serbia herën e parë dhe e dimë se si mund të përfundojë edhe herën e dytë dhe çdo herë tjetër”, ka theksuar Gjukanoviq.

Ai gjithashtu ka thënë se po e vëren “entuziazmin e madh të pasardhësit të Sorosit në Ballkanin Perëndimor” me ambicien që të na shpjegojë se çfarë është e mirë për ne dhe për të na imponuar “zbulimin e tij shpëtues”,  Ballkanin e Hapur, por që nuk arriti ta bëjë “me dy mbështetësit e tij më të afërt” – presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama.

“Megjithëse ai u përpoq ta bënte këtë me Vuçiqin dhe Ramën, të cilët për këtë qëllim rekrutuan edhe “fatkeqin tonë” (Dritan) Abazoviqin, i cili ishte një lojtar absolutisht i papjekur dhe i pa përkushtuar ndaj interesave malazeze dhe që shpresonte që duke i shërbyer lojës së tyre, për të, lojtarë autoritar rajonalë dhe ndërkombëtarë, do të forconte autoritetin e tij të mangët dhe për të zgjatur jetën e karrierës së tij. Ai sot përsëri është në margjinë. Mal të Zi disi është kthjelluar politikisht, falë mësimeve që kemi nxjerrë gjatë katër vjetëve të mëparshme, dhe mendoj se ideja e Ballkani i Hapur është bërë një gjë e së kaluarës”, ka pretenduar Gjukanoviq.

(Kosova Sot Online)