Voziti me fëmijë në prehër, shoferi gjobitet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

  • E.K /
  • 04 May 2024 - 15:25
Voziti me fëmijë në prehër, shoferi gjobitet me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Policia ka ndëshkuar një shofer në Mitrovicë, pasi i njëjti ishte duke drejtuar automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër”, thuhet ne njoftim.

Policia ka njoftuar se ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj.

(Kosova Sot Online)