Bugajski: Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden
Pretendimet në lidhje me shkarkimin e zëvendësndihmësit të Sekretarit të Shtetit dhe emisarit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i ka komentuar njohësi i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Bugajski ka ndarë shkrimin e gazetarit Vudi Xhymshiti ku raporton se Escobar ështe shkarkuar nga detyra e tij si i dërguar në dialogun Prishtinë – Beograd.
Bugajski shkruan se është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.
Postimi i plotë:
Nuk është çudi që Vuçiç mori një udhëtim falas nga administrata e Biden. Është koha për të emëruar të dërguar të pakorruptuar që në fakt e kuptojnë Ballkanin dhe mund të merren me Rusinë dhe përfaqësuesit e saj në Beograd dhe Banja Luka.
(Kosova Sot Online)