Pse ende nuk dihet çështja e anëtarsimit të Kosovës në KiE?
Ende nuk dihet nëse çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës do të jetë në agjendë kur ministrat e vendeve anëtarë të mblidhen në Strasbourg më 17 maj.
Media ka pyetur presidencën e Lihtenshtajnit shtet kryesues, nëse jane duke zhvilluar konsultime për atë se a do të futet në agjendë anëtarësimi i Kosovës gjatë ministerialit të vendeve anëtare në Strasbourg.
“Në përgatitjet për Sesionin Ministror, Lihtenshtajni është natyrisht në dialog të vazhdueshëm me të gjithë aktorët” ka thënë një zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Lihetnshtajnit.
(Kosova Sot Online)